Site icon Telegrafi

Festivali i Vjeljes së Rrushit ‘HardhFest’

Kur të keni përfunduar pushimet e verës shumë prej jush ne ju ftojmë për dy ditë relaksim në Rahovec. Nën patronatin e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, me 5 dhe 6 shtator do të mbahet Festivali i Vjeljes së Rrushit ‘HardhFest’.

Në të do të ketë aktivitete të shumta dhe duket të jetë diçka më ndryshe për t’u larguar pak nga makinat, e jeta urbane. Aty do të ketë shumë gara dhe aktivitete interesante.

Ky festival që organizohet tash e sa vjet sivjet ka një agjendë me të ngjeshur dhe mëton të jetë sa më tërheqës për shumë vizitorë. Qëllimi primar i tij sipas organizatorëve është Promovimi i prodhimeve vendore dhe nxitja e zhvillimit ekonomik më anë të bujqësisë dhe turizmit rural si dhe pasurimin e ofertës turistike.

Festivali synon të ndërtojë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal, forcimin dhe vendosjes se partneriteteve ndërmjet njerëzve dhe organizatave si dhe te zgjeroj rrjetin e organizatave pjesëmarrëse nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia te cilët do jene promotor kryesor te “Festes se Vjeljes se Rrushit” ne shtetet e tyre, ngaqë synohet rritja e vizitoreve dhe Festivali te merr epitetin e ngjarjes me karakter rajonal.

Për ketë qellim inkuadrimi i të rinjve dhe organizatave rinore gjatë organizimit të manifestimit, do i jepet hapësirë dhe mundësi qe të jene pjese thelbësore ne Hardh Fest.

Aktivitetet e Festivalit

Vallëzim dhe muzike tradicionale, Parakalimet e fëmijëve, klubeve sportive, rinise, parakalim dhe demonstrim i mekanizimit bujqësor vreshtar, Panairi i produkteve vendore, Konferencë ndërkombëtare për rrushin dhe verën, Vizita në vreshta dhe rrugë të verës, Vizitë monumenteve kulturore dhe historike të qytetit të Rahovecit, Vizitë Venarive dhe Degustimi i Verërave, Sofra Rahoveciane, Aktivitete sportive ( Kros, turnir futbolli).

Aktivitete sportive me karakter argëtues: Gara për shpejtësi të vjeljës së rrushit, Gara në shtrydhje të rrushit, Garat tradicionale lokale (Kliska, Shtëpiza lojë me Arra, Ngucka, Pilenxha dhe Kulla), Garat në shpejtësi të mbushjes së verës ne shishe, Përzgjedhja e mbretëreshës së vreshtave, Kolonia e artisteve ( aktivitet 4 ditor) – Festivali i muzikës ( ne fushë te Shtëpitë e verës dhe Qytet), Bujtina ne Vreshta ( kampi me tenda ne ambient te hapur – Vreshta), etj.

Ky festival është organizuar nga Shoqata e Vreshtarëve të Kosovës dhe Shoqata e Verëtarëve të Kosovës dhe organizata të tjera.

Ejani dhe kënaquni! Shijoni verën, vreshtat dhe gjithçka tjetër plot bukuri në Rahovec. /Telegrafi/

Exit mobile version