Gjatë këtij edicioni të këtij festivali, të veçantë e të vetëm në Kosovë, do të jepen gjithsej shtatë shfaqje, nga trupa të njohura shqiptare e më gjerë. Pjesëmarrëse në këtë edicion janë trupat nga: Kosova, Shqipëria, Franca, Kroacia, Turqia dhe Izraeli.
Programi i festivalit është si më poshtë.
E MËRKURË, 23 SHTATOR
ORA: 12:00
SIIBEL TOMAÇ, STAMBOLL/TURQI
“KARAGÖZ GÖSTERISI VE ATÖLYESI” (KUKULLAT NË HIJE)
Loja dhe koncepti: Sibel Tomaç
Ndihmëse: Umut Rişvanli
Shfaqja u mundësua nga: Instituti “Yunus Emre”, Prishtinë
Rreth shfaqjes: Është shfaqje atraktive, që bazohet në teatrin tradicional turk të kukullave në hije (Karagöz). Shfaqja është interaktive që përfshin edhe fëmijët në publik. Aty ka shumë lojë, nga mjeshtrja e këtij lloji të teatrit, Sibel Tomaç, që zgjon kërshërinë dhe nxit imagjinatën e fëmijëve.
ORA: 19:00
T.Q.P. “DODONA”, PRISHTINË/KOSOVË
“LIBRI SHUMËNGJYRËSH”
Dramatizimi dhe regjia: Melihate Qena
Sipas: Samuil Yakovlevich Marshak
Kukullat: Antigona Qena, Valdet Rama
Kënga "Kuq-kuq-kuq": Bahri Zariqi
Luajnë: Melihate Qena, Roza Berisha, Xhejlane Godanci, Avni Hoti, Avdi Azemi,
Mjeshtër ndriçimi: Skender Latifi
Skena: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi, Albert Gashi
Rreth shfaqjes: Çdo ngjyrë shpërfaq rrëfimin për jetën. Ngjyra e gjelbër – gjelbërimin, jetën; ngjyra e kaltër – detin, qiellin; ngjyra e bardhë – bardhësinë, bukurinë, pastërtinë; ngjyra e verdhë – shkëlqimin. Në shfaqje përdoren teknika të ndryshme të kukullave, me lojën e të cilave pasqyrohen ngjyrat e bukura të botës që na rrethon.
E ENJTE, 24 SHTATOR
ORA: 19:00
“MALA SCENA”, ZAGREB/KROACI
“SMIJEŠNO ČUDOVIŠTE” (PËRBINDËSHI QESHARAK)
Adaptimi dhe regjia: Ana Prolić
Sipas: Asaya Fujite, me përkthim të Maja Oršić Magdić
Luajnë: Dajana Biondić, Petar Cvirn, Ivan Vukelić
Skenografia: Petra Held
Kostumografia: Hana Letica
Kompozitor: Damir Šimunović
Koreografia: Tamara Savićević
Mjeshtër ndriçimi: Marino Frankola
Fotografitë: Nenad Reberšak
Producente: Vedrana Reberšak
Mentore: Snježana Banović
Rreth Shfaqjes: Shfaqja bazohet në veprën e dramaturgut dhe regjisorit japonez Asaya Fujite, që është përkthyer dhe inskenuar në shtete të shumta të botës. Ajo flet për një përbindësh, që në vend se të frikësojë njerëzit, fytyra e tij i bënë të qeshen; në vend se ta kenë frikë, ata e përqeshin. Shfaqja flet për dashurinë, mirësinë dhe tejkalimin e paragjykimeve.
E PREMTE, 25 SHTATOR
ORA: 12:00
QENDRA KULTURORE “MARGARITA TUTULANI”, BERAT/SHQIPËRI
“KOÇOMIU TEKAMADH”
Regjia dhe kukullat: Sulejman Kafexhiu
Luajnë: Eglantina Shelegu, Ornela Vasili, Sulejman Kafexhiu
Skenografia: Aleksander Vreko
Muzika: Altin Metohu
Drejtor Artistik: Renuard Mimani
Rreth shfaqjes: Është kjo një shfaqje interesante, që flet për botën e fëmijëve, për pafajësinë e tyre. Por, edhe për edukimin, sepse përkëdhelja e fëmijëve, plotësimi i tekave te kota i çon ata vetëm në gabime dhe të qënit pre e keqbërësve.
ORA: 19:00
“THE KEY THEATRE”, TEL AVIV/IZRAEL
“WHEN ALL WAS GREEN” (KUR GJITHÇKA ISHTE E GJELBËR”)
Koncepti, regjia dhe dizajni: Dikla Katz, Avi Zlicha
Loja: Dikla Katz, Avi Zlicha
Muzika: Johnny Tal
Ndriçimi: Ziv Voloshin
Rreth shfaqjes: Shfaqja është inspiruar nga “The Giving Tree" e Shel Silverstein dhe "The Lorax" e Dr. Seuss (Theodor Seuss Geisel). Në të përshkruhet jeta e një fëmije deri në pleqëri, dashuria e një peme për të dhe lakmia e tij në moshën e pjekurisë (deri në pleqëri) që shkatërron gjelbërimin për të zëvendësuar gjithçka me ndërtesa dhe beton. Lakmia shkatërron shpirtin e tij dhe ambientin ku jetojnë të tjerët – fëmijët e së nesërmes, të pafajshëm siç ishte ai dikur.
E SHTUNË, 26 SHTATOR
ORA: 12:00
TEATRI I KUKULLAVE “PIRO XEXI”, POGRADEC/SHQIPËRI
“MARIFETET E GJYSHIT”
Autori: Jose Antonio del Canizo
Dramatizimi, regjia, kukullat dhe dekori: Sotiraq Gusho
Luajnë: Brunilda Shkurti, Lina Kyçyku, Vangjo Shkurti, Asina Mele, Besa Xhani
Muzika: Fatjon Tome
Rreth shfaqjes: Shfaqja bazohet tek vepra e njohur “Las cosas del abuelo” e autorit të njohur spanjoll për fëmijë, Jose Antonio del Canizo. Është kjo shfaqje edukative, që flet për një gjysh të braktisur në shtëpi të pleqve nga i biri e nusja, por të cilin nuk e harrojnë nipërit e mbesat. Shfaqja ka shumë të papritura, ndërsa flet për dashurinë, sidomos për gjeneratën e tretë: për të moshuarit të cilët nuk duhet të harrohen nga të rinjtë.
ORA: 19:00
“COMPAGNIE COLLAPS”, LION/FRANCË
“LA VALLÉE AUX POMMES” (RRAFSHI i MOLLËVE)
Autore: Marie-Pierre Cattino
Regjia, dramatizimi dhe kukullat: Clément Peretjatko
Përkthim në kroatisht: Ana Bedenko
Përkthim në shqip: Simon Pitaqaj
Kostumet: Eve Ragon
Kompozitor: Kaja Farszky
Luajnë: Manuela Malatestinic, Molikë Maxhuni
Rreth shfaqjes: Teksti është shkruar nga Marie-Pierre Cattino, menjëherë pas luftës në Kosovë. Shfaqja ka dy personazhe, Tishi dhe Ushi, që kanë humbur në mal. Bota e tyre është tronditur nga kaosi, nga ata që përcaktojnë “kush duhet të jetojë në këtë tokë”! Tishi vendos që të shkojnë tek Rrafshi i Mollëve, me besimin se jeta rikthehet. Ata ndiqen nga Shenjëtari, e se a u ndihmon atyre Shqiponja, mbetet ta shihni.
PROGRAMI
E MËRKURË, 23 SHTATOR
ORA: 12:00
SIIBEL TOMAÇ, STAMBOLL/TURQI
“KARAGÖZ GÖSTERISI VE ATÖLYESI” (KUKULLAT NË HIJE)
ORA: 19:00
T.Q.P. “DODONA”, PRISHTINË/KOSOVË
“LIBRI SHUMËNGJYRËSH”
E ENJTE, 24 SHTATOR
ORA: 19:00
“MALA SCENA”, ZAGREB/KROACI
“SMIJEŠNO ČUDOVIŠTE” (PËRBINDËSHI QESHARAK)
E PREMTE, 25 SHTATOR
ORA: 12:00
QENDRA KULTURORE “MARGARITA TUTULANI”, BERAT/SHQIPËRI
“KOÇOMIU TEKAMADH”
ORA: 17:00
“SMIJEŠNO ČUDOVIŠTE” (PËRBINDËSHI QESHARAK) – NË JANJEVË
ORA: 19:00
“THE KEY THEATRE”, TEL AVIV/IZRAEL
“WHEN ALL WAS GREEN” (KUR GJITHÇKA ISHTE E GJELBËR”)
E SHTUNË, 26 SHTATOR
ORA:12:-00
TEATRI I KUKULLAVE “PIRO XEXI”, POGRADEC/SHQIPËRI
“MARIFETET E GJYSHIT”
ORA: 19:00
“COMPAGNIE COLLAPS”, LION/FRANCË
“LA VALLÉE AUX POMMES” (RRAFSHI i MOLLËVE)