Të veshur me kostume nga filmat apo lojërat fantastiko-shkencore, ata bëhen bashkë që të diskutojnë, luajnë dhe shikojnë filma të ndryshëm.
Prej veshjes si luftëtarët e stuhive, e deri tek Witck Kinga nga Lord of the Rings, këta pjesëmarrës, tregojnë kreativitetin e tyre, duke imituar personazhin e preferuar.
Në festivalin që konsiderohet të jetë më i madhi i tillë në Evropë, ata shkëmbejnë fotografitë dhe kartelat e tyre, që të përmbushin koleksionin e tyre.
Në grupe të ndryshme, ata luajnë në lojërat elektronike, derisa njëri grup shpallet fitues. /Telegrafi/