Site icon Telegrafi

Festivali i muzikës elektronike: Dy ditë me radhë, 12 DJ, në Prishtinë

Ky festival do të mbahet me data 18 dhe 19 shtator, 2015 prej orës 20:00 deri në ora 6 të mëngjesit.

Aktiviteti: Muzikë Elektronike për dy net, me 12 DJ nga të cilët 5 ndërkombëtarë dhe 7 vendorë me ambient shumë interesant me efekte vizuele unike, ndriçim te dirigjuar, 3d Lasser Show dhe zërim profesional, prej 160 mijë VAT.

Performues: DJ të mirënjohur nga vendi, rajoni dhe bota.

Emrat e përzgjedhur nga MODUS për të performuar në “The Summit” janë : Prok&Fitch, Saab, Cj Jeff, Miss Soulfly, Vegim, Uran B, Derekem, M.I.M , Leo Ciko, Jehone etj, Leke, Artil.

Qëllimi i këtij festivali është rivendosja e skenës së muzikës elektronike. Ofrimi i një ngjarjeje të madhe të muzikës elektronike në vend, përmes së cilës të rinjtë tanë por edhe të vendeve të ndryshme në rajon dhe botë të kenë rastin të shohin, ta dëgjojnë dhe përjetojnë muzikën dhe performancat e artistëve të tyre të preferuar.

Modus është tashmë kompani e dëshmuar në vend, për organizim shumë të mirë të eventeve, andaj falë punës që po bëjmë, jemi të bindur se The Summit do të jetë thjeshtë një mrekulli e radhës, të cilën do të kenë rastin ta shijojnë të gjithë ata që do të jenë pjesë e “The Summit”.

 

Exit mobile version