Për dallim nga viti i kaluar, kur Festivali kishte karakter mbarëkombëtar, këtë viti “Dodona” është përkujdesur që pjesëmarrëse të jenë trupat e njohura jo vetëm nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe nga Kroacia, Bullgaria e Maqedonia.
Festivali, i vetmi i këtij lloji në Kosovë, hapet më 26 shtator, ndërsa përfundon më datën 29 shtator. Organizimi bëhet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Prof. dr. Isa Mustafa.
Programi i Festivalit është si në vazhdim:
E mërkurë, 26.09.2012
19:00
Hapja e Festivalit
19:15
«Maçoku me çizme»
(Teatri «Babec» – Manastir, Maqedoni)
Autor: Charles Perrault
Regjia: Darko Kovaçevski
E enjte, 27. 09.2012
12:00
«Gjyshi dhe rrepa» (T.Q.P. «Dodona» – Prishtinë, Kosovë)
Sipas përrallave popullore
Dramatizimi & regjia: Melihate Qena
19:00
«3 gjigantët kryeneçë»
(Teatri Kombëtar për Fëmijë –
Tiranë, Shqipëri)
Libreti & regjia: Aurora Qazimi
E premte, 28.09.2012
12:00
«Peshkatari dhe peshku» (T.Q.P. «Dodona» – Prishtinë, Kosovë)
Sipas vëllezërve Grim
Dramatizimi & regjia:
Sotiraq Gusho
19:00
«Shtriga e vogël»
(Teatri i Dramës dhe i Kukullave – Vraca, Bullgari)
Autor: Otfrid Preuusler
Regjia: Emil Jordanov
E shtunë, 29.09.2012
12:00
«Ina Patatina» (Teatri I kukullave
“A. Z. Çajupi" – Korçë, Shqipëri)
Autor & regjia: Ligoraq Riza
18:00
«Sirena e vogël» (Teatri "Mala Scena" – Zagreb, Kroaci)
Bazuar në përrallën e Hans Kristian Andersenit
Realizimi: Katarina Arbanas – Giulio Settimo.
/Telegrafi/