Telegrafi

Festivali i Filmit në Sarajevë u hap me filmin “Snow”

Filmi është shfaqur në maj në garën e filmin në Cannes dhe është vlerësuar lart nga kritika.

Gjatë nëntë ditëve në festivalin e Sarajevës – i cili tashmë është bërë një festival i njohur sidomos pas luftës në Bosnje – do të shfaqen 174 filma nga 40 vende. Vitin e kaluar kjo ngjarje ndërkombëtare, ka pasur si qëllim mbështetjen dhe promovimin e autorëve të Evropës Juglindore, dhe është përcjell nga 100.000 mysafirë.

Këtë vit festivali do të mirëpret aktorët Kevin Spacey dhe Charlie Kaufman, e po ashtu edhe kineastët regjional.

Festivali ka filluar në vitin 1994 në Sarajevën e pushtuar kur pak njerëz provuan që të bëjnë një jetë të cilën ata e quanin me normale. Themeluesi i këtij festivali Miro Purivatra, i cili para luftës organizoi ngjarje kulturore në qytet, kishte menduar se qytetarët ishin të uritur për kulturë ashtu sikurse për bukë dhe shfaqi filmin e Quentin Tarantinos, "Pulp Fiction".

Filmi u shfaq me një gjenerator, përderisa vizitorët përveç zërit të filmi mund të dëgjonin krisma të betejës jashtë kinemasë që bënin atëherë forcat boshnjake me ato serbe.

Mediat ndërkombëtare raportuar për këtë ngjarje të pazakontë që mbahej në një zonë lufte. Kineastët ndërkombëtarë menduan se ideja duhet të mbështet dhe vitin e ardhshëm ata dërguan kaseta të filmit të cilët i futën në pakot ushqimore.

Gradualisht, duke ju falënderuar festivalit, kinemaja boshnjake bëri një “bum” pavarësisht varfërisë së vendit. Vendi ka arritur që me anë të kineastëve të tyre të fitojnë edhe çmime ndërkombëtarë prestigjioze sikurse çmimin “Oscar”, për regjisorin Danis Tanovic për filmin "No Man’s Land" në vitin 2002 dhe ai “Golden Bear” në festivalin e Berlinit për regjisoren Jasmila Zbanic për filmin "Grbavica" me 2006. /telegrafi/