Festivali më i madh tradicional i birrës në Mynih të Gjermanisë do të jetë i hapur për vizitorët deri më 5 tetor, dhe sipas agjendës së organizatorëve është i hapur kryesisht ndërmjet orës 10:30 dhe 23:30, kurse vikendeve hapet në orën 9:00 e mbyllet në orën 22:00.
Pini birrë me litra, hani ushqimet tradicionale Bavariane, sikurse janë xhevrekët me diametër 15 inç.
Dëgjoni muzikë Bavariane gjatë performimit Live të grupeve të ndryshme, dhe kënaquni me një numër të madh të njerëzve të ardhur nga e gjithë bota për këtë festival, duke vallëzuar e kënduar për orë të tëra në rrugë.
Më 28 shtatorë, të dielën e dytë të festivalit, do të mbahet një koncert i madh, në të cilin pritet të performojnë deri në 400 këngëtarë.
Ju që ende nuk keni qenë çfarë prisni? /Telegrafi/