Telegrafi

Festivali i Filmit të Animuar “ANIBAR” mban panelin “Solidariteti në Veprim”

Festivali i Filmit të Animuar ANIBAR, në kuadër të paneleve mbajti panelin “Solidariteti në veprim”. Ky panel u mbajt në ora 18:00 gjatë ditës së premte dhe të ftuar ishin Lul Raka mikrobiolog, Gent Jakupi vullnetar dhe Durim Abdullahu moderator.

Gjatë këtij paneli u diskutua për rëndësinë e solidaritetit në Kosovë dhe se si komuniteti jonë ka pasur solidaritetin gjatë kësaj kohe me pandeminë COVID-19.

Në anën tjetër, Gent Jakupi, vullnetar në Qendrën e Studentëve ndau përvojën e tij gjatë kohës së karantinës kurse  Lul Raka tregoi se si përvoja e Gentit përngjan me përvojën e tij gjatë luftës, më saktësisht gjatë viteve të 90-ta, mjekëve të luftës.

Gjithashtu në këtë panel u diskutua edhe për ikjen e të rinjve dhe mjekëve nga Kosova. Sipas Lul Rakës, problemet që po shfaqen më së shumti gjatë pandemisë nuk mund të largohen pa u ndalur ikja e të rinjve nga Kosova.

Po ashtu, u diskutua edhe se si mjekët pas pandemisë do të shikohen dhe se si do të vazhdohet puna tutje.