Festivali i Filmit të Animuar ANIBAR, sot mbajti panelin e tij të dytë me radhë “Shkatërrimi i patriarkatit përmes animacionit” duke filluar nga ora 18:00 përmes platformës ZOOM dhe live në Facebook.
Në këtë diskutim morën pjesë Amanda Barbour – Krike Filmi, Fabian Driehorst – Producent dhe Moderatore: Britt Raes – Animatore.
Gjatë këtij paneli u diskutua rreth rasteve të ndryshme kur animacioni ka shërbyer si mjet thumbues e i efektshëm në përpjekjen për ndryshime shoqërore e sidomos gjinore, por edhe do të diskutohet se si ky lloj arti mund të adresojë dhe të ofroj zgjidhje për fenomenet e fundit që ka sjellur pandemia. Me pak fjalë, si mundet animacioni të shkatërroj patriarkatin?
Gjithashtu, u diskutua edhe se si pandemia ka sjellë në pah nevojën për diskutimin e punës së pabarabartë që ndodhë në mes burrave dhe grave dhe që kjo mund të shërbej si një ide për të prodhuar më shumë animacion në këtë fushë.
Poashtu, panelistët vunë në diskutim edhe efektin që pandemia COVID-19 ka pasur tek ta deri më tash, duke theksuar se pandemia mund të ketë impakt për të sjellur tema të reja në fushën e animacionit.
Njashtu, në këtë panel u diskutua edhe për projektet e Amandas edhe Fabianit që në një formë kanë kritikuar patriarkatin.
Ky panel po implementohet me mbështetjen “Fridrich Ebert Stiftung – Prishtina Office”, platformën “Kosovo We Want”, programin e “Human Rightivism” të SIDA dhe Ambasada Gjermane në Prishtinë.