Telegrafi

Festivali i Filmit Ballkanik

Festivali i nëntë i Filmit Ballkanik dhe kulinarisë startoi mbrëmjen e se hënës në Pogradec. 78 filma me metrazh te shkurtër dhe jo vetëm, nga Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova do te shfaqen për publikun për pesë ditë me radhë.

Për organizatorin Eno Milkanin, ky festival është një hap më tej për kinematografinë. Ndërsa për kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Eduart Makrfin, dhe regjisorin e filmit “Kthimi”, Kastriot Abdyli, festivali është një pikëtakimi i rëndësishëm për të gjithë krijuesit ballkanikë.

Por, festivali behet me interesant nga kulinaria ballkanike. Te gjithë vendet pjesëmarrëse përfaqësohen ne ketë festival edhe përmes specialitetit të tyre ne artin e kuzhinës.