Site icon Telegrafi

“Festivali i Dritave në Berlin”: Shikoni fotografitë e mahnitshme (Foto)

Për dhjetë ditë me radhë, në Berlin do të zhvillohet festivali i dritave.

Objektet kulturore dhe shumë hapësira të kryeqytetit gjerman, do të ndriçohen nga drita shumëngjyrëshe, që shfaqin disa forma, transmeton Telegrafi.

Porta e Brandenburgut, Katedralja e Berlinit dhe Potsdamer Platz janë disa nga vendet e mbuluara nga refleksioni i dritave që ua ka ndryshuar pamjen.

Shumë njerëz e kanë mbushur sheshin kryesor në Berlin, për të përcjellë instilacionet e edicionit të 12-të të këtij festivali.

Në fotografitë e postuara më poshtë, mund të shihni pamje të mahnitshme nga ky aktivitet. /Telegrafi/

Exit mobile version