Festivali dimëror i poezisë në Mbrëmjet strugane të poezisë do të mbahet më 25 shkurt deri më 1 mars në Shkup me theks tek poetët Lase Soderberg nga Suedia, Habib Tengur nga Algjeria, Hasan Zaktan nga Palestina dhe poeti nga Maqedonia Ivan Xheparoski, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Hapja solemne është më 25 shkurt në Qendrën kulturore për të rinj në Shkup.
Festivali, siç njoftojnë organizatorët, bazohet në veprimtarinë botuese të Mbrëmjeve strugane të poezisë, të autorëve krijimtaria e të cilëve është publikuar në përkthim në gjuhën maqedonase në edicionin prestigjoz ‘Plejada’, kurse këtë vit bëhet fjalë për krijues të jashtëzakonshëm, aktual dhe provokativ me krijimtarinë e tyre, fitues të çmimeve prestigjioze, të cilat janë publikuar në dhjetëra gjuhë.
Ligjëratat e poetëve do të organizohen në Fakultetin Filologjik ‘Bllazhe Koneski’ në Shkup, theksohet në kumtesë. /Telegrafi/