Festivali i përvitshëm i demave në Pamplona të Spanjës është një adrenalinë e vërtetë për ata që marrin pjesë, edhe pse kur e sheh në video të ngjall tmerr.
‘Luajtja me zjarrin’ duket se nuk përbën problem për shumë prej njerëzve që i vihen përpara demave të tërbuar që marrin çfarë tu dalë përpara rrugëve të qytetit.
Dita e dytë e festivalit në Pamplona u shoqërua me kaos akoma më të madh, shkruajnë mediat e huaja, ku njerëzit herë duke zënë njëri-tjetrin e herë duke u penguar, goditeshin rëndë nga një numër i madh demash.
Pamjet e mëposhtme tregojnë se çfarë ndodh në një ditë të zakonshme festivali demash në Spanjë. /Telegrafi/