Site icon Telegrafi

Festivali bizar i hedhjes së bebeve në Indi

Në këtë ritual indianët hedhin bebet e porsalindura nga pllaka e betonit të tempullit të tyre në një pëlhurë të cilën e mbajnë poshtë fshatarët.

Ky zakon është i vjetër me shekuj, ndërsa indianët e praktikojnë duke besuar se pas hedhjes fëmija dhe familja e tyre do të kenë më shumë fat, shëndet dhe sukses në jetë.

Festivali i hedhjes së bebeve mbahet çdo vit, ndërsa në të marrin pjesë edhe hindusët dhe myslimanët.

Indianët thonë se asnjë fëmijë nuk është lënduar kurrë gjatë këtij rituali. Kjo vështirë se besohet duke pasur parasysh se bebet mund të pësojnë dëmtime në tru vetëm me një dridhje edhe më të vogël. /Telegrafi/
 

Exit mobile version