Telegrafi

Festivali “Beer and Wine” nuk do të mbahet as sonte, shkaku i vendimit të ministrit Shala

Festivali “Beer and Wine”, nuk do të mbahet as sonte që ishte nata e fundit e këtij festivali.

Në njoftimin në faqen zyrtare në Facebook të këtij festivali thuhet se arsyeja e mosmbajtjes së këtij festivali është respektimi i vemdimit të marrë nga Ministri Endrit Shala, i cili mbrëmë ka urdhëruar mbylljen e këtij festivali.

Kujtojmë se në këtë festival këtë vit kanë ndodhur disa incidente mes të rinjëve madje deri te therrja me thikë.

Njoftimi i plotë:

Beer and Wine Festival njofton të gjithë adhuruesit e saj se bazuar në Vendimin e MTI-së e përfundon edicionin e 7-të në 4 netët që kanë qenë të shkëlqyeshme me një atmosfere impozante dhe të paharueshme.
Vendimet e dala nga institucionet e Republikës së Kosovës ne do t’i respektojme plotësisht edhe pse nuk mund të pajtohemi në rastin konkret.
Në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, Besa Security, ne e kemi e ngritur edhe nivelin e kontrollit në ambientin ku po mbahej festivali. Janë marr të gjitha masat e parapara në pikat hyrëse duke bërë verifikimin e moshës përmes prezantimit të dokumenteve identifikuese dhe kontrollës sistematike të personave që kanë vizituar festivalin.
Lejimi i personave nën moshën 18 vjeçare ju është mundësuar vetëm atyre që kanë qenë nën përcjellje të bashkëfamiljarëve dhe asesi nuk ju ështe lejuar blerja e alkoolit në pikat shitëse. Pjesëmarrësit e brendeve alkoolike kanë qenë shumë mirë të informuar dhe të vetëdijshëm për pasojat që mund ti marrin në rast se ju shërbehet alkool të miturve.
Nëpër stande kanë qenë gjithashtu të vendosura edhe njoftimet për ndalimin e shitjes së alkoolit për të mitur – e paraparë me rregulloret në fuqi.
Arsye tjetër është edhe hapësira jo e mjaftueshme për mbajtjen e festivalit duke e pas parasysh rritjen e numrit të madh të adhuruesve të saj.
Do të shihemi në edicionin e radhës 2020 dhe për çdo risi do ju njoftojmë me kohë.
I juaji
Beer and Wine Festival