Telegrafi

Festivali barbar, ku burrat duhet të copëtojnë një dhi (Foto)

Ky festival i quajtur “Deopokhari” që zhvillohet çdo vit në fillim të gushtit, përfshin një ritual të çuditshëm, ku burrat duhet të thyejnë eshtrat dhe të copëtojnë një dhi, pa përdorur ndonjë mjet.

Tradita që është më e vjetër se 900 vjet, kërkon që burrat të hynë në ujë dhe të sakrifikojnë dhinë.

Ata që arrijnë të thyejnë dhe të copëtojnë më së shumti, kanë përparësi në ahengun që zhvillohet më pas dhe gëzojnë respekt nga të pranishmit.

Mirëpo mbrojtësit e drejtave të kafshëve, po kërkojnë që të anulohet ky festival, sepse “fyen dhe lëndon rëndë të drejtat e kafshëve”. /Telegrafi/