Site icon Telegrafi

Festivali “Astroworld”: Travis Scott thuhet se ndaloi performancën për të ndihmuar fansat

Travis Scott duket se e kishte ndërprerë performancën e tij gjatë festivalit vdekjeprurës në “Astroworld” javën e kaluar për të ndihmuar një fans në ankth, sipas një videoje të re të shpërndarë në rrjetet sociale.

Koncerti në Houston, Texas, la tetë të vdekur e dhjetëra të tjerë të plagosur.

Në një video të postuar në Twitter, Scott mund të dëgjohet duket bërtitur në lidhje me një fans që ka humbur ndjenjat dhe kishte nevojë për kujdes mjekësor.

Travis Scott (Foto: Getty Images)

“Kemi nevojë që të na ndihmojë dikush, dikush ka vdekur këtu”, thotë muzikanti me mikrofonin e tij. “Mbahuni, mos i prekni, mos i prekni”, vazhdoi ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Travis Scott

“Të gjithë thjesht ngrihuni. Sigurimi, dikush të ndihmojë të kërcejë shpejt… hajde, hajde, dikush të futet atje”, tha më tej artisti.

Foto: Robert Bumsted/AP

Nuk është e qartë se çfarë mund të shihte Scott nga skena ndërsa fansat e tij po shtyheshin, goditeshin me grushta, gozhdoheshin dhe shkeleshin, disa duke bërtitur për të ndaluar shfaqjen.

Që nga incidenti i së premtes mbrëma, babai i Storm është kritikuar gjerësisht për vazhdimin e performancës në skenë për më shumë se 30 minuta.

Foto: Reuters

Për rastin, 30-vjeçarit iu është ngritur një padi bashkë me reperin tjetër, Drake. /Telegrafi/

Exit mobile version