Telegrafi

Festivali i arteve bashkëkohore AKTO mabhet për herë të 12-të

Në suaza të edicionit të 12-të të festivalit të arteve bashkëkohore AKTO, sot do të mbahet debati publik “Çfarë shtëpi e oficerëve na duhet?”, në parkun e Shtëpisë së oficerëve në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë debat, siç informojnë organizuesit, do të marrin pjesë ministri i kulturës, Robert Allagjozovski, ekspertë të trashigimsë kulturës, si dhe disa organizata dhe individë nga Manastiri që ndër vite kanë përkrahur kthimin e Shtëpisë së Oficerëve në funksion të të mirës publike.

Programi i festivalit përfshin ekspozita të shumta, punëtori për muzikantë, program për fëmijë, koncerte që do të mbahen në disa lokacione në Manastir./Telegrafi/