Site icon Telegrafi

Festivale të jashtëzakonshme të zjarrit nëpër botë

Fallas në Valecia, të Spanjës, është një prej këtyre festivaleve dhe mbahet në mars, çdo vit, në kujtim të Shën Xhozefit. Një grup i organizuar i njerëzve në çdo mëhallë thirret “Casal Faller” punon për një vit, për të mbledhur fonde për mbajtjen e darkave. Më pas secili “Casal Faller” ndërton një “Falla”, që i është djegur përfundimisht.

Diwali, një festival i njohur në Indi, gjithashtu njihet edhe si “Festivali i dritës”. Festohet gjatë vjeshtës dhe dimrit, varet prej kalendarit të tyre. Diwali nënkupton fitoren e dritës mbi errësirën dhe përfshinë ndriçimin e llambave të vogla.

Quema Del Diablo, mbahet në Guatemala, që nga viti 1700, dhe banorët e këtij vendi përgatitin veten për Krishtlindje duke larguar djallin nga shtëpitë e tyre me djegien e diçkaje në rrugë. Ngjatja shënohet në ditën e 7 të dhjetorit, dhe besohet se duke shikuar djegien e figurës së djallit pastrohet shpirti i dikujt.

Nata Walpurgis ose “ Walpurgisnacht” siç thirret në Gjermani festohet në natën e 30 prillit çdo vit. Kjo ditë besohet të jetë festë për Shën Walpurga, i cili ishte murgesha e parë në një abaci në Gjermani në shekullin e tetë. Në pjesën veriore të Gjermanisë, për këtë festë ndizen zjarre të mëdha në fillim të majit.

Një prej tri festivaleve më të famshme të zjarrit mbahet në Japoni, Festivali i Zjarrit Nozawa shënohet çdo 15 janar. Si peticion për shëndetin dhe rritjen e të lindurit të pare, ndërtohet një kullë. Natën, banorët, me pishtarë, shkojnë dhe e djegin atë.

Up Helly Aa mbahet në Shetland të Skocisë dhe shënohet në të martën e fundit të Janarit, në shenjë të përfundimit të sezonit Yule. Në mbrëmje, afër 1.000 meshkuj, të veshur me kostume, formojnë skuadra dhe marshojnë në qytete. /KP/

Exit mobile version