Telegrafi

Festival për arte bashkëkohore AKTO në Manastir

Festival për arte bashkëkohore AKTO, sot në konferencë për shtyp do ta kumtojë programin për edicionin e sivjetmë, të 11-të, që do të mbahet prej datës 12 deri më 14 gusht në Manastir, e më pas me përmbajtje të reja do të vazhdojë në Shtip në shtator, në Shkup në tetor dhe në Tetovë në nëntor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në festival do të mbahet edhe konferenca ‘Engage’ e Forumit arsimor rinor. Në përputhje me programin, do të vendosen edhe ekspozita të fotografive nga disa autorë, ndërsa nën moton ‘Mikrobashkësitë dhe (pa) fuqia e tyre’ do të grumbullohen porosi nga qytetarë në disa lokacione të Manastirit.

Pop Up AKTO organizoi nga FGJM-Fakulteti për gjëra që nuk mësohen, ndërsa financiarisht mbështetet nga Agjencia e SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar, USAID. /Telegrafi/