Site icon Telegrafi

Festimi i vonshëm i Krishtlindjeve çon në fitimin e çmimit të lotarisë prej 150 mijë dollarëve

Një grua nga Karolina e Veriut tha se një festim i vonshëm i Krishtlindjeve e çoi atë në fitimin e një xhekpoti të lotarisë prej afro 138 mijë eurove (150,000 dollarë).

Laura Miller, 35 vjeç, nga Avon, u tha zyrtarëve të Lotarisë Arsimore të Karolinës së Veriut se i dashuri i saj vendosi një biletë gërvishtëse prej 5 dollarësh Cashword Multiplier në çorapen e saj të dhuratave të Krishtlindjes, por ajo nuk e mori atë dhuratë deri pas festës.

“Bileta më është dhënë në çorape të dhuratave të Krishtlindjeve nga i dashuri im”, tha Miller. “Shkëmbimin e dhuratave duhej ta bënim vonë pasi isha jashtë qytetit”, shtoi ajo, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Bileta, e blerë nga Askins Creek Store në Avon, doli të ishte një biletë fituese e çmimit prej afro 138 mijë eurove (150,000 dollarë).

“Përderisa unë e gërvishtja biletën, thashë: ‘Jam shumë e sigurt që e bëra këtë gabim’, bëri ajo të ditur, duke shtuar “Unë mendoj se thjesht isha i tronditur.”

Miller tha se ajo dalëngadalë kuptoi se me të vërtetë kishte fituar xhekpotin.

“Gjëja e parë që bëra ishte pirja e një teke të tekilas”, tregon ajo.

Miller tha se fitimet e saj do ta lejojnë atë të paguajë paratë për blerjen e kamionçinës së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version