Telegrafi

Festimi i OBRM-PDUKM-së kalon në sjellje të dhunshme

Menjëherë pasi KSHZ i publikoi rezultatet e para jozyrtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në shumë qytete të Maqedonisë, militantët e OBRM-PDUKM dolën për të festuar ‘fitoren’. Në Prilep, anëtarët e OBRM-PDUKM filluan të mblidhen pas shpalljes së rezultateve të para, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kolona e veturave është zhvendosur para shtëpisë së avokatit të njohur në Prilep, Zharko Stevanovski, njofton Publikum.

‘Diçka pas mesnate, kolona e automjeteve me aktivistë të PDUKM-së, duke luajtur me buri dhe duke valëvitur flamuj të partisë, kanë ardhur ngadalë para shtëpisë sime dhe ndaj mua dhe familjes sime kanë hedhur kërcënime, fyerje dhe mallkime. Kolona ishte e shoqëruar nga dy automjete zyrtare të Ministrisë së Brendshme, njëra po lëvizte në krye të kolonës dhe tjetra në fund. Në mesin e automjeteve ishte edhe ajo e kryetarit të komunës Marjan Risteski, e drejtuar personalisht nga ai. Ngjarjen me telefon e kam raportuar në Ministrinë e Brendshme – SP Prilep dhe kam kërkuar për t’u përgjigjur kush është organizatori dhe pjesëmarrësit në këtë tubim. Nga zyrtari mu tha se takimi nuk është lajmëruar dhe se nuk e dinë se kush ishin të pranishmit’, ka shpejguar avokati Stevanovski. /Telegrafi/