Telegrafi

Festë te Chelsea – debutoi me klubin pas dhjetë muajsh, duke u futur në minutën e 88-të

Dhjetë muaj pasi që nënshkroi me Chelsean, portieri veteran Robert Green, ka debutuar në ndeshjen miqësore me New England Revolution.

39-vjeçari u fut në lojë në minutën e 88-të, duke i dhënë fund pritjes për debutim.

Kur Maurizio Sarri e ftoi për tu futur në lojë, shokët e Green e rrethuan duke festuar me të.

https://twitter.com/TheFootballRep/status/1128980063419064325?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1128980063419064325&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Freactions-news-take-a-bow-legends-chelsea-players-gave-rob-green-heros-reception-before-he-made-debut-20190516

Eden Hazard, David Luiz, Marcos Alonso dhe Olivier Giroud të gjithë bashkë festuan para se ai të futet në lojë.

Green e ruajti portën në ata minuta ku Chelsea fitoi 3-0 me golat e Ross Barkley (2) dhe Olivier Giroud. /Telegrafi/