Telegrafi

“Festë rrugore” në kohë pandemie në Angli, u thirr policia – për befasi ata lejuan që festa të vazhdonte

Policia u thirr në një “festë rrugore” në Hull të Anglisë gjatë fundjavës së Pashkëve, por për befasi, e lejuan që festa të vazhdonte – sepse të gjithë po i respektonin rregullat e bllokimit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të frymëzuar nga përshëndetjet për punëtorët shëndetësor, mësuesi dhe DJ, Chris Marshall, organizoi një festë në rrugë për të dhe fqinjët e tij.

Dhe kur mendohej se festa do të ndërpritej nga policia, ndodhi e kundërta – ajo zgjati për rreth 2 orë e gjysmë të premten në mbrëmje.

Siç bëhet e ditur, oficerët ishin thirrur në rrugë në mes të ankesave të njerëzve.

Por me familjet dhe fqinjët e tjerë që të gjithë qëndruan brenda kufijve të shtëpive të tyre, oficerët e lanë festën të vazhdojë. /Telegrafi/