Telegrafi

Festë në selinë e AAK-së pas lirimit të Haradinajt (Video)

Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj para pak minutash është liruar nga gjykata në Colmar të Francës.

Gjykata ka vendosur ta hedhë poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinaj, shkruan Telegrafi.

E në selinë e AAK-së, tashmë ka filluar festa pas lirimit të liderit të tyre. Në momentin kur është marrë edhe vendimi për lirimin e tij kanë shpërthyer edhe fishekzjarrët e shumta./Telegrafi/