Telegrafi

Festë Futbolli në kryeqytet me Kujtesa Fan Ligën e Kosovës – turneu do të bëhet tradicional

Kujtesa Fan Liga e Kosoves tuboi tifozët ne Sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’.

Jo vetëm ata që u ndeshën, por edhe shumë qytetarë patën knaqësinë të shikojnë nga afër dhe të ndjejnë atmosferën e bukur evropiane në Kryeqytet.

Ishin 11 shkuadra Evropiane ku fansat e tyre në Kosovë kanë krijuar ekipet e tyre dhe janë ndeshur mes vete për trofe.

Kujtesa ka qenë përkrahës i kësaj ngjarje sepse sporti është përgjigjja më e mirë për të përcjellë mesazhin tek të rinjt që të aktivizohen edhe më shumë.

E veçanta e këtij tournament është që pas Evropës, Liverpool është kampion edhe në Kosovë.

Kujtesa gjithmonë do të jetë përkrahësi më i madh i Sportit në Kosovë, këtë e ka dëshmuar gjithmonë duke qenë afër sportdashësve.

Kujtesa Fan Liga e Kosovës, tashmë është një turne tradicional.