Telegrafi

Festë e zjarrtë jashtë Anfieldit, pasi Liverpooli u shpall kampion

(Foto: Christopher Furlong/Getty Images/Guliver)

Tifozë të shumtë të Liverpoolit ishin mbledhur pranë stadiumit të klubit duke pritur përfundimin e ndeshjes ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt.

Blutë fituan me rezultat 2-1 në Stamford Bridge dhe në këtë mënyrë Redsat iu gëzuan titullit të parë në Ligën Premier pas 30 vitesh.

Hera e fundit që Liverpooli ishte shpallur kampion i Anglisë ishte sezoni i largët 1989/1990.

(Foto: Christopher Furlong/Getty Images/Guliver)

Dhe duke qenë se pritjes së gjatë i erdhi fundi, tifozët nuk kanë mundur të mos e festojnë këtë arritje të madhe.

Lexo po ashtu Chelsea mposht Cityn dhe Liverpooli është kampion pas tri dekadash
(Foto: Christopher Furlong/Getty Images/Guliver)

Shumë prej tyre janë mbledhur pranë stadiumit për të festuar, ndërsa në rrjetet sociale janë shpërndarë video nga kjo festë. /Telegrafi/