Telegrafi

Festë e madhe në hapje të Cineplexx me DJ Gamble, muzikë dhe pije falas (Foto)

Rrjeti i kinemave më prestigjioz në Evropë që do ta shënojë sonte mbrëma hapjen solmne, Cineplexx, ka organizuar një festë të madhe për të gjithë ata që do të jenë prezent në hapje.

Cineplexx sonte do të shënojë edhe hapjen, me gjashtë salla secila më spektakolare se tjetra me konstrukt superior të standardeve më të larta evropiane, ekranë gjigantë dhe audio perfekte.

Lexo po ashtu Këta janë gjashtë filmat që do shfaqen në Cineplexx (Foto)

Dhe pas orës 23:59 të gjithë ata që do të jenë prezent në hapjen e rrjetit më të madh të kinemave në vend, do të mund të jenë të pranishëm në festën e madhe të organizuar pikërisht nga Cineplexx, shkruan Telegrafi.

Në këtë fest do të performojë DJ Gamble, një nga performerët më të mirë të muzikës në vendin tonë, teksa e gjithë festa do të shoqerohet me pije falas nga Birra Peja, Tikves dhe Fructal.

Aventurat e çmendura fillojnë sot, në botën e vërtetë të filmave. Në Cineplexx!