Është bërë traditë gjatë muajit nëntor, Zone Club të “shpërthejë” në atmosferë dhe muzikë elektronike me emrat më të mëdhenj të industrisë botërore.
Kësaj radhe, Zone i ka paraprirë mbrëmjes së 28 nëntorit me dy DJ të famshëm botëror, të cilët e kanë ndarë skenën bashkë me Alban Hidinin, që kohë pas kohe rikthehet në kryeqytet për performanca elektrizuese.
Në videot e mëposhtme mund ta shihni atmosferën e krijuar nga DJ Tennis, Davide Squillace si dhe Alban Hi-Dini.
Të tre emrat e lartpërmendur janë performues të jashtëzakonshëm të cilët performojnë në qendrat më të mëdha evropiane dhe amerikane, ndërkaq ardhja e tyre në Prishtinë gjithsesi se ka mbledhur të rinjtë e shumtë të cilët kanë ardhur nga qytete të ndryshme shqiptare në Prishtinë.
Ndërkaq sonte, Zone ka organizuar edicionin special të zhanrit të ri të hip-hopit shqiptar, përkatësisht shqip-hop, sic e quajnë vetë reperët shqiptarë muzikën që ata e bëjnë.