Në ditën e Krishtlindjeve të vitit 2016, bota humbi këngëtarin e hiteve të mëdha, George Michael, në moshën 53- vjeçare.
Për familjen dhe miqtë e tij, ai njihej me pseudonimin “Yog”. Të afërmit e tij ndanë një kujtesë prekës një vit pas vdekjes së tij.
“Këtë vit ka pasur një sërë sfidash të reja dhe të vështira për ne që kemi qenë të afërt dhe besnikë ndaj Yo-it, jo pak prej nesh po përgatiteshim që këtë muaj, të dëgjojmë “Last Christmas” dhe “December song”, që dëgjohet në dyqane dhe radiot, siç ka ndodhur për dekada të tëra.
Duke e ditur se ai nuk është më këtu me ne, na mungon shumë“, ka shkruar familja në faqen e tij të internetit.
“Kjo Krishtlindje do të jetë e vështirë pa të, por ne e dimë se nuk jemi vetëm në dhimbjen tonë për përvjetorin e humbjes së tij dhe se trishtimi i familjes sonë të gjerë dhe miqve tanë të vërtetë ndahet me shumë prej jush”, kanë shkruar tej familjarët.
Emri i vërtetë i George Michael ishte Georgios Kyriacos Panayiotou, ishte këngëtar anglez me prejardhje greke.
Ai njihet për hitet e tij si “Careless Ëhisper”, “One More Try”, “Father Figure” etj.
/KP/Telegrafi/