Modelja e njohur Irina Shayk është padyshim një nga figurat më të bukura të modës.
Bukuroshja ruse ka ditur gjithnjë të tërheqë vëmendjen e publikut me paraqitjet e saj, dhe kjo është një ndër arsyet që ajo sot gëzon me mijëra fansa.
Me ardhjen e festave, sigurisht që të gjithë artistët kanë filluar përgatitjet e tyre për të shfaqur para publikut projekte interesante për fundvit.
Irina ka realizuar së fundmi fotosesionin e saj më të ri, në fushatën e re për kompaninë e veshjeve të brendshme “Intimissimi”.
Ajo është shfaqur si gjithmonë seksi, teksa ka pozuar pranë dhuratave e veshur vetëm me të brendshme.
Këto fotografi janë komentuar shumë si dhe kanë marrë me mijëra pëlqime në rrjetet sociale, duke i bërë një marketing shumë të veçantë linjës së re të veshjeve të brendshme për vitin 2017. /Telegrafi/