Nëse dëshironi ta shtoni peshën duke ngrënë çokollata gjatë festave të fundvitit, atëherë bëjeni këtë – por çokollatat mbani larg qenit!
Një studim i publikuar në revistën ‘Vet Record’ paralajmëron se qentë në Mbretërinë e Bashkuar janë katërfish më të prirë të helmohen si pasojë e konsumimit të çokollatave gjatë Krishtlindjeve sesa gjatë çfarëdo periudhe tjetër të vitit, transmeton Telegrafi.
Kjo gjë nuk ndryshon aspak sipas racave të qenve, sepse secila racë e qenve priret të sëmuret përmes çokollatave.
Qentë sëmuren nga çokollata sepse ato përmbajnë teobrominë, i cili është përbërës i njëjtë me kafeinën.
Studimi ka raportuar se konsumimi i këtij përbërësi e rritë pulsin e zemrës te qentë, shkakton vjellje dhe ndonjëherë shkakton edhe shenja neurologjike.
Fatmirësisht për qentë, asnjëra nga këto simptomë nuk është kërcënuese për jetën! /Telegrafi/