Site icon Telegrafi

Festat e fundvitit, MPB shton praninë në terren nëpër vendet me frekuentim më të lartë

Në prag të festave të fundvitit MPB ka ndërmarrë aksion për rritjen e numrit të policëve nëpër qendrat tregtare dhe vendet me frekuentim më të lartë dhe për të parandaluar përdorimin e mjeteve piroteknike por edhe veprimet tjera që janë në kundërshtim me ligjin.

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka vizituar punktin e sigurimit para “City Mall”.

Sipas tij, gjatë javës në kaluar, në Shkup janë konfiskuar 30.000 deri në 40.000 mjete piroteknike.

Aksione të ngjashme ka patur edhe në qytete tjera.

“Jemi të pranishëm në terren, sigurimi komunikon me njerëzit, ndjekim situatat. Të gjitha këto aktivitete ndërmerren që sa më shpejt të zbulohet cdo krim, duke u nisur nga deliktet pronësore, vjedhjet e të ngjashme”, tha Toshkovski.

Exit mobile version