Shfrenimi në prag të martesës është duke u kthyer në shqetësim, sidomos në Britani. Daily Star shkruan se tashmë seksi dhe orgjitë janë diçka normale në festat e beqarisë, qoftë për femra, qoftë për meshkuj.
Një prej atyre vajzave që ishte në prag të martesës, tha: “U kam bërë seks oral disa tipave në festën time të beqarisë. Kurse në festën e beqarisë së një mikeshe kam bërë një treshe me dy djem”.
Ajo tha se burri i saj nuk e zbuloi kurrë këtë.
Një tjetër vajzë tha se e mori striptistin në shtëpi: “Ai më kërkoi që të vishja fustanin e dasmës dhe bëmë seks ndërkohë që po e vishja. Për fat nuk u mor vesh”.
Kurse, një djalë tha se një herë i rastisi të drejtonte një autobus ku po zhvillohej festa e beqarisë e mikut të tij: “Kishte gjithçka të egër në autobus. Që nga ekspozimet e deri tek seksi i plotë hardkore”.
Një tjetër tha se në festën e beqarisë kishin ftuar disa vajza dhe bënë një garë se kush bënte gojoren më të mirë. /mapo/