Site icon Telegrafi

“Festat duan dashuri”, kauza që mblodhi yjet për këtë fundvit (Foto)

Afrimi i festave të fundvitit i ka bërë shumë socialë të famshmit tanë, të cilët nuk kanë menduar vetëm për veten e tyre këtë fundvit.

Përmes rrjeteve sociale, kemi patur mundësinë të shohim së fundmi shumë artistë, teksa publikojnë fotografi të ndryshme nën hashtagun “#Festatduandashuri”.

Kjo kauzë e ndërmarrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale në Shqipëri, ka tërhequr me vete shumë figura publike, të cilët në mënyrë simbolike, kanë vizituar dhe kanë befasuar me dhurata fëmijët e varfër dhe fëmijët në jetimore.

Orinda Huta, Kejsi Tola, Landi Hysi, Marina Vjollca, Rozana Radi, Aulona Musta janë vetëm disa prej emrave të cilët kanë publikuar në Instagram imazhe nga kauza e realizuar me sukses.

Ata tregojnë se janë ndjerë shumë të lumtur kur kanë parë fëmijët, teksa gëzohen që kanë marrë dhuratë nga personazhet e dashura të ekranit. /Telegrafi/

Exit mobile version