Site icon Telegrafi

Festa me vallëzim e lojtarëve të Villarrealit pas eliminimit të Juventusit pushton rrjetet sociale

Villarreali mposhti 3-0 Juventusin në Torino (4-1 në total) për të siguruar një kalim të sigurt në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe ky kualifikim ka gëzuar jashtë mase futbollistët e klubit spanjoll, të cilët kanë festuar në zhveshtore.

Klubi spanjoll udhëtoi drejt Italisë me një barazim 1-1 nga ndeshja e parë, e cila pati nis me disavantazh 1-0 pas vetëm 32 sekondash.

Në Itali, skuadra e Unai Emeryt pati paraqitje brilante duke mbajtur pjesën e parë pa gola, ndërsa në pjesën e dytë shënuan tri herë për të kaluar tutje.

Lexo po ashtu Juventusi dëshpëron në shtëpi, Villarreali kalon në çerekfinale  

Kjo është vetëm hera e tretë në historinë e Villarrealit që arrijnë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.

Natyrisht, dhoma e zhveshjes ishte plot gëzim më pas dhe për fat të mirë dikush mendoi ta filmonte atë gëzim.

Videoja tregon Samuel Chukwueze duke filluar vallëzimin ritmik, përpara se Serge Aurier, Francis Coquelin dhe Yeremy Pino të gjenin veten të guximshëm për të bërë të njëjtën gjë.

Lojtarët tjerë mbanin ritmin dhe argëtoheshin me lëvizjet e bashkëlojtarëve të tyre dhe videot e vallëzimit tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version