Site icon Telegrafi

Festa në qendër të Shkupit: Dëmtohen dy vetura dhe arrestohen pesë persona

Vardari i Shkupit është shpallur kampion i Evropës në Hendboll duke e fituar garën prestigjioze, Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Maqedonia e Veriut triumfoi përballë klubit hungarez, Telekom Veszprem, në finalen e zhvilluar në Koln të Gjermanisë.

Lexo po ashtu Hendboll, Vardari fiton Ligën e Kampionëve

Në qendër të Shkupit ka pasur festë për arritjen e epikit të henbollit Vardar. Gjatë festës ka pasur edhe incidente dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Mbrëmë jehuan këngë kundër shqiptarëve në qendër të Shkupit (Video)

Dy vetura janë thyer mbrëmë. Njëra ka qenë e dëmtuar në rrugën “Goce Delcev” kurse një veturë e MPB-së para Kuvendit.

Një person 18 vjecar është lënduar në dorë kurse një 17 vjecar tjetër është lënduar me mjete piroteknike gjatë festës.

Pesë persona janë ndaluar nga njësia speciale për prishje të rendit dhe qetësisë publike. /Telegrafi/

Exit mobile version