Një festë në Boston mori një kthesë të çuditshme kur fotografitë gjigante të të akuzuarit për vrasjen e shefit të United Healthcare u shfaqën në ekran, ndërsa dëgjohej kënga e Hannah Montana “He Could Be The One”.
Ngjarja ngjalli reagime pasi imazhet treguan të pranishmit që po festonin nën shfaqjen e fotografive të Luigi Mangione, i cili akuzohet për vrasje të shkallës të parë të Brian Thompson.
Ndërsa ky moment u kap nga pjesëmarrësit e festës dhe u publikua në rrjete sociale, mesazhi që ai donte të përcillte nuk është i qartë ende, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, policia e arrestoi Mangione pas një ‘gjuetie’ që përfundoi me gjetjen e 26-vjeçarit në një McDonald’s.
@dailymail Fans at a Disney music dance party in Boston captured the moment photos of Luigi Mangione were used as a backdrop while the Hannah Montana song He Could Be the One played. Mangione has been charged with first-degree murder after he was accused of killing UnitedHealthcare CEO Brian Thompson on December 4. Video from the event show the DJ behind the deck, with photos of Mangione on display as the crowd cheered him on. 🎥 nessaa1027 via TikTok #disney #rave #CEO #luigimangione #party #hannahmontana ♬ original sound – Daily Mail
Mangione aktualisht po mbahet në një burg në Pensilvani, por së fundmi është kërkuar ekstradimi i tij në New York.
Video nga festa tregon DJ-në duke luajtur muzikë me fotot e ekspozuara të Mangione, ndërsa turma vazhdonte e brohoriste. /Telegrafi/