Telegrafi

Festa madhështore e Cityt vazhdoi edhe në Etihad

Manchester City nuk humbi shumë kohë që të rikthehet në shtëpi për ta festuar titullin e Ligës Premier që e fitoi të dielën.

Djelmoshat e Pep Guardiolas fituan 4-1 ndaj Brightonit, për ta mposhtur kështu Liverpoolin në garën për titullin e ligës angleze, duke festuar fillimisht në stadiumin Amex.

Manchester City u rikthye shpejtë në Etihad për ta vazhduar festën e titullit të Ligës Premier me tifozët, duke qëndruar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm (e hënë).

Rrjetet sociale u pushtuan nga festa e ‘Citizens’ nëpër rrugët e Mançesterit, duke publikuar disa momente që nga festa e tyre në stadiumin e Brightonit e deri në Etihad.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Man City

Manchester City regjistroi 32 fitore (14 radhazi) dy barazime dhe katër humbje për ta fituar titullin e dytë me radhë dhe të gjashtin në histori të klubit. /Telegrafi/