Katër persona kanë vdekur dhe të paktën 27 të tjerë janë lënduar në të shtënat në Chicago.
Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar rëndë në një sulm të vetëm të dielën herët gjatë një ahengu në një lokal të South Side., raporton abc7chicago.
Ndërkohë, viktimat janë midis 20 dhe 44 vjeç, dhe disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike, njoftoi policia, transmeton Telegrafi.
#BREAKING: “Multiple gunshot victims” hospitalized and 2 dead after South Side shooting, per Chicago Fire Dept. Details LIVE @ABC7Chicago. pic.twitter.com/U3UIgAPyXJ
— Jesse Kirsch (@JesseKirschNews) March 14, 2021
Motivet e krimit ende janë të panjohur gjersa zyrtarët nuk mund të konfirmojnë thashethemet se një nga të ftuarit filloi të qëllojë pasi mori pjesë në grindje.
“Një nga klientët filloi të qëllojë brenda ndërtesës duke goditur shumë njerëz,” thanë zyrtarët e policisë së Chicagos në një deklaratë.
I dyshuari ende nuk është në paraburgim, thanë autoritetet. Hetimi është duke vazhduar. /Telegrafi/