Miliarderi izraelit dhe aksionari kryesor i Atletico Madridit, Idan Ofer, ka organizuar një prej ndejave më të mëdha në Mykonos të Greqisë, për të festuar dhjetëvjetorin e martesës me gruan e tij të katërt, Batia Ofer.
Festa ishte frymëzuar nga “Burning Man Festival” që mbahet çdo vit në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lista e mysafirëve përbëhej nga më shumë se 700 të ftuar, kryesisht personalitete të njohura, të cilët kishin arritur në Mykonos me aeroplanë privatë, helikopterë dhe jahte.
Fatin të ishte pjesë e kësaj ndeje e kishte edhe gazetari grek, Petros Nazos, i cili e ka xhiruar ngjarjen për Mykonos Live TV.
Për organizimin e ndejës kanë punuar 400 njerëz përgjatë tri javëve që të përgatitin gjithçka në kohë, ndërsa i gjithë evenimenti ka kushtuar plot pesë milionë euro.
Dhjetë vite më parë, çifti Ofer ishte martuar pikërisht në Mykonos, prandaj dëshironin që të organizonin një festë në ishullin e tyre të preferuara.
64-vjeçari Idan Ofer është një biznesmen dhe filantrop, i cili ka pasuri në vlerë prej 4.8 miliardë dollarësh (4.33 miliardë euro), ndërsa posedon 32 për qind të aksioneve të Atletico Madridit. /Telegrafi/