Telegrafi

Festa e veçantë e futbollistit italian, Giuseppe Fella shënon dhe i propozon martesë të dashurës

(Foto: Instagram/palermofficial)

Futbollisti italian, Giuseppe Fella, ka bërë një prej festimeve më të paharruara të një goli, pasi shënoi dhe pastaj mbajti një mesazh duke i kërkuar të dashurës së tij që të martohej me të.

28-vjeçari e shënoi golin e tretë sezonal me Palermon duke realizuar në ndeshjen e Serie C kundër Potenzas.

Ai shkoi jashtë vijave për të marrë një bluzë të bardhë, të cilën e mbajti para kamerave dhe tifozëve, ashtu siç bëjnë futbollistët.

Mirëpo, dallimi ishte mesazhi që i dedikohej partneres së tij, ndërsa shkruante: “A do të martohesh me mua?”.

Po ashtu, ishte një vizatim që e shfaqte atë të ulur në gjunjë duke e mbajtur një unazë.

Më vonë, faqja zyrtare e Palermos në Instagram e publikoi këtë ngjarje duke treguar se Marisa e ka pranuar propozimin për martesë.

Çifti është bashkë qe disa vite dhe kanë një fëmijë nga lidhja e tyre. /Telegrafi/