Site icon Telegrafi

Festa e veçantë e 17-vjeçarit të Interit, festoi golin mes lotësh me mamanë e tij

Sebastiano Esposito ka festuar në mënyrë të veçantë golin e parë me fanellën e Interit.

Interi fitoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Genoas në ndeshjen e vlefshme për javën e 1-të në Serie A.

Golat në këtë ndeshje për ekipin e Antonio Contes u shënuan nga Romelu Lukaku (31’, 71’), Roberto Gagliardini (33’) dhe nga i riu Esposito (64’).

Për sulmuesin 17-vjeçar italian, Esposito, ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Nerazzurrëve në debutimin e tij të plotë.

Ky gol nga pika e bardhë e ka emocionuar shumë adoleshentin italian, i cili pati një festë të veçantë.

Ai mes lotësh pas ndeshjes shkoi festoi golin në tribuna me mamanë e tij, të cilës ia dedikon gjithë suksesin, pasi i ka qëndruar gjithmonë afër.

Fotografitë dhe videot e festës së Espositos me mamanë e tij kanë bërë bujë të madhe duke u shpërndarë jashtëzakonisht shumë. /Telegrafi/

https://twitter.com/Alessandro___90/status/1208496280625991682

Exit mobile version