Telegrafi

Festa e vashave të Kosovës pasi siguruan kualifikimin në Kampionatin Botëror të hendbollit

Sot (e diel), Përfaqësuesja e Kosovës U18 bëri historinë, duke arritur kualifikimin në Kampionatin Botëror të hendbollit.

Shteti i Kinës do të jetë nikoqir i këtij Kampionati Botëror, që do të mbahet gjatë muajit gusht.

Për të arritur këtë sukses, vashat tona mposhtën në ndeshjen vendimtare Nigerinë me rezultat 22:16 ku më pas festa nuk mungoi.

Nën melodinë e këngëve patriotike, vajzat tona e festuan këtë triumf më se të merituar në dhomat e zhveshjes.

Lexo po ashtu Kosova U18 arrin kualifikimin në Kampionatin Botëror të hendbollit

Reagimet pas kësaj arritjeje ishin të shumta, ku ndër të tjerash Federata e Hendbollit të Kosovës e cilësoi si historike kualifikimin në një garë kaq madhore dhe prestigjioze./Telegrafi/