Site icon Telegrafi

Festa e Sulltan Nevruzit, Baba Mondi: Urojmë që lufta të pushojë dhe pandemia të largohet

Sot besimtarët bektashianë festojnë Ditën e Sulltan Nevruzit.

Me rastin e kësaj feste ka përcjellë një mesazh edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Ai lutet që lufta në botë të pushojë dhe pandemia të largohet nga njerëzimi për të gjithë botën.

“Mesazhi im për këtë ditë të shenjtë është që të gjithë njerëzit t’i drejtohen Zotit, për dashuri, paqe, mirësinë dhe begatinë. T’i luten Zotit që të pushojë kjo luftë dhe këtë pandemi t’a largojë nga njerëzimi për të gjithë botën”, ka thënë Baba Mondi.

Festa e Sulltan Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas bektashianëve dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Në Shqipëri Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. /Telegrafi/

Exit mobile version