Real Madridi pas fitores me rezultat 2-1 ndaj Villarrealit, ka siguruar titullin e kampionit që është i 34-ti në histori.
Karim Benzema me dy gola ia siguroi fitoren skuadrës së tij që pas ndeshje filloi festën.
Trofeu u dorëzua pas ndeshjes te kapiteni Sergio Ramos që ishte lider në këtë sezon, duke shënuar dhjetë gola.
? THAT MOMENT! ?#34Ligas | #RealFootball pic.twitter.com/JuFlnc3W1C
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) July 16, 2020
Në festë ishin të pranishëm të gjithë lojtarët, ndërsa kësaj radhe nuk do të ketë festë me tifozë.
Për herë të parë në histori titulli u festua në stadiumin “Alfredo di Stefano”, pasi ai i “Santiago Berbnabeut” është në rinovim.
? ? MERCI MISTER!#34Ligas | #RealFootball pic.twitter.com/FIADd06dlz
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) July 16, 2020
Më poshtë i gjeni disa nga foto më të bukura nga festa e Real Madridit.
/Telegrafi/