Më 17 shkurt RTV Dukagjini pasuron skemën programore me shumë emisione të reja argëtuese, duke treguar edhe një herë profesionalizmin e dëshmuar ndër vite.
Këto emisione do t’iu bëjnë që të mos ndërroni kanalin e RTV Dukagjini, sepse do të ketë shumëçka për gjithsecilin prej jush.
Javën do të mund ta nisini me energji pozitive që do sjell emisione NRG, i cili do të transmetohet çdo të hënë dhe të premte në ora 22:40. Me energjinë pozitive që do sjellin protagonist të ndryshëm do të jetë mënyra më e mirë për tu shkëputur nga angazhimet tuaja ditore.
E mërkura do të jetë e rezervuar për emisionin La Vita, i cili do të transmetohet në ora 22:40, ku do të trajtohen tema jetësore, me qëllim relaksimin dhe edukimin e shikuesve të RTV Dukagjini.
Doni të dini se çfarë po ndodh nëpër botë? Këto e shumë informacione që po bëjnë xhiron e botës, do të keni mundësi t’i shihni në emisionin Viral, që do të transmetohet çdo të enjte në ora 22:40.
Vikendi në RTV Dukagjini do të pasurohet me emisionin Autobrands, duke filluar nga 18:00. Ky do të jetë emisioni i preferuar për adhuruesit e makinave por edhe i atyre që duan të informohen për fushën e automobilizmit.
Po ashtu shumë emisione ekzistuese vijnë me skenografi të re, si Reload, Dossideri i Ditës, Shëndeti e shumë të tjera.