Kosova sot është duke shënuar 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Për nder të kësaj ditë, në vend janë organizuar disa aktivitete, të cilat kanë filluar në mëngjes.
Ceremonitë kanë filluar me ngritjen e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së në oborrin e Zyrës së Kryeministrisë, në të cilin ka marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe kryeministri Albin Kurti.
Manifestimi qendror do të jetë parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ndërsa edhe Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë solemne.
Në mëngjes, mbi kryeqytet janë lëshuar edhe parashutistë me flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Aktivitetet për shënimin e 14 vjetorit të pavarësisë do të mbyllen në orën 20:00 me një koncert që do të mbahen të Kino Armata në Prishtinë. /Telegrafi/