Telegrafi

Festa e Pashkëve, rritet çmimi i vezëve dhe mishit të Maqedoni

Edhe këtë vit ka vazhduar tradita e rritjes së çmimeve për festën e Pashkëve. Për tregtarët është lirë, ndërsa për qytetarët shtrenjtë.

Qytetarët thonë se pjesa më e rëndësishme janë vezët, por edhe mishi i qengjit, vera dhe sallata. Për vezët qytetarët paguajnë prej 150 deri 180 denarë, për një kilogram mish qengji rreth 350 denarë, për domate prej 80 deri 150 denarë, ndërsa për marullë prej 20 deri 40 denarë.

Për këtë situatë qytetarët thonë se rritja e çmimeve në tregun vendase është bërë një praktikë e zakonshme gjatë festave të mëdha si “Krishtlindjet” dhe “Pashkët”.

Por ata thonë se edhe pse çmimet janë të mëdha, ata do të vazhdojnë të blejnë./Telegrafi/