Site icon Telegrafi

Festa e Pashkëve në Maqedonni: Nëntë pacientë përfunduan në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup

Në Klinkën e Toksikologjisë gjatë festës së Pashkëve janë paraqitur nëntë pacientë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të teprimit të aloolit.

Prej nëntë pacientëve, dy janë gra dhe shtatë bura, ndërsa më i vogli prej tyre është një 20 vjeçar.

Nga Klinika e Toksikologjisë theksojnë se kjo fundjavë kryesisht është fundjavë e qetë duke marrë parasysh se nuk ka komplikime për shkak të ngopjes me ushqim të yndryshëm.

Nga Ndihma e Shpejtë njoftuan se gjatë 48 orëve të fundit ka pasur 80 ndërhyrje. Një prej rasteve ka qenë alkoolizim i një shtetasi të huaj para hotelit Meriot. Një rast tjetër i ngjashëm është në kishë ku për shkak të alkoolizimit, personi është sjellur agresivisht./Telegrafi/

Exit mobile version